Aktualitet Goditi disa herë me thikë këngëtarin, detaje nga plagosja në Shkodër, në...

Goditi disa herë me thikë këngëtarin, detaje nga plagosja në Shkodër, në pranga autori

Ademir Fresku, këngëtari 30 vjeçar

Detaje të reja mësohen nga plagosja me thikë e këngëtarit shkodran Ademir Fresku. Mësohet se tregtari Gjergj Dardha kishte shkuar disa herë i dehur në lokal dhe pronari Ademir Fresku mëngjesin e sotëm i ka thënë që nuk do i shërbente më, duke e paralajmëruar që të mos shkojë tek lokali i tij.

Tregtari menjëherë ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë 30-vjeçarin.

Ndërkohë Policia ka vënë në pranga 50-vjeçarin Gjergji Dardha, si autor të dyshuar të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia” në Shkodër, ku 30-vjeçari Ademir Fresku mbeti i plagosur me thikë.

Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.