Fundi i ndeshjes me Apoloninë nuk u prit mirë nga disa tifozë të Vorës. Policia njoftoi se po punon për kapjen e një 35-vjeçari pasi dëmtoi stolat e stadiumit “Loni Papuçiu” dhe goditi arbitrin e katërt të sfidës, Blerim Ziri.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Shkatërrimi i pronës””, tha policia.
Ndeshja Apolonia-Vora përfundoi me rezultatin 2 me 1 në favor të fierakëve. Pas goditjes me stol, gjyqtari Ziri mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Po ashtu, mësohet se tifozë të Vorës pasi hodhën stolat, shqyen rrethimin dhe hynë në fushën e lojës.