Sport Goditi me grusht Sané në dhomat e zhveshjes: Bayern mendon vendimin drastik,...

Goditi me grusht Sané në dhomat e zhveshjes: Bayern mendon vendimin drastik, të zgjidhë kontratën e Mané

Pas bisedës mes drejtuesve të klubit, Mané dhe Sané, Bayern Munich duket i gatshëm të ndëshkojë rëndë ish-sulmuesin e Liverpool. Sot ishte seanca e parë stërvitore e bavarezëve pas humbjes së rëndë në Mançester ndaj City të Pep Guardiolës. Por mbi të gjitha ishte seanca e parë stërvitore pasi Sadio Mané dhe Leroy Sané u grindën në dhomat e zhveshjes. Në atë sherr gjermani u godit nga një grusht i senegalezit.

Në orën 11 të mëngjesit të sotëm bavarezët dolën në fushë dhe dy të grindurit u vendosën në të njëjtin grup pune. Këtë e dëshmuan edhe fotot e publikuara në rrjetet sociale nga Bayern.

Paqe e kryer? Jo në të vërtetë. Para seancës stërvitore, drejtuesit dhe dy lojtarët u takuan të gjithë së bashku për të diskutuar atë që ndodhi në dhomën e zhveshjes së Mançesterit.

VENDIMI I KLUBIT PËR SHERRIN MANE-SANE

Nuk ka dyshim se Mané do të marrë një gjobë të madhe, por mediat gjermane spekulojnë se Bayern mund të shkojë përtej dënimit ekonomik. Klubi madje po mendon për një shkarkim të lojtarit. Bayern Munchen i ka ndëshkuar gjithmonë në mënyrë shembullore ata që shkojnë kundër ligjeve të shoqërisë. E ajo e senegalezit është një shkelje shumë e rëndë. Nëse nuk do të ketë një shkarkim apo një periudhë në tribunë, me siguri do të jetë lamtumirë në fund të sezonit. E ndihmuar kjo edhe sepse ish-lojtari i Liverpool nuk tregoi cilësitë që shiheshin në Angli. Nuk duhet harruar se situata e klubit ndryshoi pas shkarkimit të Nagelsmann dhe ardhjes së Tuchel.