Prokuroria e Fieri ka vendosur të dërgojë për gjykim Orgest Xhelilin, i cili plagosi në nëntor të vitit 2022 ish-kryebashkiakun Fredi Kokoneshi në atë kohë kryetar dhe shoferin e këtij të fundit.
Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”.
“Ky shtetas, për motive të dobëta ka goditur me armë të ftohtë ish-Kryetarin e Bashkisë Divjakë shtetasin F.K, duke i sjellë dëmtime që kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit. I pandehuri O. Xh, në të njëjtën kohë ka goditur shtetasin G.B., (shoferi i shtetasit F.K), i cili ka ndërhyrë për të ndaluar sulmin dhe nga goditja ai ka marrë dëmtime të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit”, thotë Prokuroria e Fierit.
Orgest Xhelili e ka pranuar plagosjen e ish-kryebashkiakut Fredi Kokoneshi dhe të shoferit të tij Gazment Bullari.
47-vjeçari ka thënë se ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi e hoqi padrejtësisht nga puna.