Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka ofenduar dhe kërcënuar një vajzë në rrjetet sociale, pasi më herët e kishte plagosur me biçikletë në rrugë.
Nga blutë mësohet se është ndaluar i riu me inicialet R.M. Ndalimi i tij është bërë pasi shtetasja L. S. ka denoncuar se një person e kishte goditur me biçikletë dhe më pas e kishte kanosur dhe ofenduar në rrjete sociale.
Pas verifikimeve të Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas, më datë 28 korrik ka goditur me biçikletë shtetasen L. S. dhe më pas i ka dërguar mesazhe ofenduese dhe e ka kanosur atë, nëpërmjet llogarive false në rrjetet sociale.