Politika Goditi operatorin në Kuvend, Noka i kërkon ndjesë publike

Goditi operatorin në Kuvend, Noka i kërkon ndjesë publike

Me debate të shumta mes demokratëve, në Kuvend sot u regjistrua edhe një incident mes deputetit Flamur Noka dhe operatorit të Vizion Plus Parid Dado.

Noka në një moment gjatë seancës e qëlloi operatorin me rregulloren e Kuvendit, me pretendimin se ai po filmonte telefonin e Berishës.

Pas kësaj ngjarje, Noka ka reaguar në Facebook, ku edhe i ka kërkuar operatorit një ndjesë miqësore.

“Një ndjesë miqësore kameramanit Parid Dado për keqkuptimin e paradites”, shkruan Noka.