Një rreze kozmike që goditi tokën 2 vjet me parë, ka mbërritur nga një origjinë misterioze. Sipas të gjitha analizave të kryera deri tani, ky është konkluzioni i astronomëve. Në 27 Maj 2021 kjo rreze, me fuqi të paprecedentë, goditi Tokën, dhe u pagëzua me emrin “Amaterasu”, në nder të perëndeshës së Diellit në mitologjinë japoneze.
Sipas grupit kërkimor të Universitetit të Osakës, drejtimi nga mbërrinte është një zonë në galaktikën tonë Rruga e qumështit, që konsiderohet si Boshllëku Lokal, pasi nuk ka objekte mjaftueshëm energjike që ta kenë gjeneruar.
Autorët shpjegojnë se rrezet kozmike me fuqi të madhe janë ekstremisht të rralla, dhe deri më tani mendohet se janë të lidhura me disa prej fenomeneve më të fuqishme të universit, si vrimat e zeza apo rrezet gama.
Në rastin konkret, energjia e kësaj rrezeje që ra në tokë, ishte 244 milion tera elektronvolt, që e klasifikon si më të fortën të përllogaritur ndonjëherë.
Pas dy vitesh studim, kërkuesit shkencorë nuk arritën të zbulojnë origjinën e saj, dhe kërkimi u përmbyll, me pohimin, se ekzistojnë fenomene astronomike që mund të etiketohen plotësisht misterioze për ne.