Edhe njëherë tjetër Cristiano Ronaldo u shfaq si heroi i Juventusit. Në përballjen kundër Udineses ishte pikërisht portugezi ai që bëri të mundur përmbysjen e rezultatit, duke i dhënë kështu skuadrës 3 pikët në transfertën fruiliane.
Sulmuesi rikthehu skuadrën ne zonën Champions dhe ai veti kapi kuotën e 27 finalizimeve në kampionat. Luzitani vazhdon të shfaqet si lider dhe deri më sot askush nuk ka arritur të shfaqet si golashënuesi më i mirë në kampionatin italian, spanjoll dhe anglez.
Diçka të tillë e ka bërë vetëm portugezi. Një paraqitke të tillë e kanë bërë dhe Luis Suarez dhe Van Nisterloy edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka bërë në 5 ligat kryesore europiane.
Van Nisterloy ka udhëhequr klasifikim e golashënuesve në Spanjë për sezonin 2006-07, për 2 sezone në Holandë dhe vetëm një vit kur ishte te Man.united. Ndërkohë Luis Suarez është shfaqur si golashënues vetëm për një vit në tre skuadra ku ai ka luajtur, Liverpool, Ajax dhe Barcelona.
Ndërkohë Portugezi ndryshe nga të sipërpërmendurit, është shfaqur si më i miri përsa i takon finalizimeve në tre kampionate kryesore si ai anglez, italian dhe spanjoll. Për të tretin vit radhazi Cristiano Ronaldo është shumë pranë një tjetër rekordi që e bën atë të shkruajë historinë sërish, ndërsa vlen të theksohet se deri tani numëron 99 gola me fanellën e Juves.