Kryesore Goli i Laçit dhe “perla” e Muçit, Shqipëria nuk ndalet as në...

Goli i Laçit dhe “perla” e Muçit, Shqipëria nuk ndalet as në miqësore, shkërmoq Bullgarinë

Shqipëria ka fituar edhe miqësoren ndaj Bullgarisë, me rezultatin 2-0, në stadiumin “Air Albania”.

Në minutën e 42-të, ishte Qazim Laçi, i cili zhbllokoi rezultatin, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

Mesfushori përfitoi nga një top i mbetur në zonë, pas pasimit të Uzunit, për ta dërguar në fundin e rrjetës.

Në minutën e 82-të, ishte Ernest Muçi, i cili dyfishoi shifrat. Sulmuesi lëshoi një predhë nga jashtë zone, me topin në u ndal në fundin e rrjetës.

Kombëtarja kuqezi, konfirmon edhe njëherë se stadiumi “Air Albania” është kthyer në një fortesë me trajnerin Silvinjo, pasi ky i fundit njeh vetëm fitore aty.