Kryesore Goli më i shpejtë në historinë e Europianëve, Shqipëria vendos rekord në...

Goli më i shpejtë në historinë e Europianëve, Shqipëria vendos rekord në ndeshjen ndaj Italisë

Pavarësisht rezultatit, Shqipëria ka arritur të vendos një rekord të ri në ndeshjen hapëse ndaj Italisë të vlefshme për grupin B.

Nedim Bjarami shënoi golin e parë 23 sekonda pasi kishte nisur loja duke përfitoi nga një kthim pas i gabuar i topit nga rivënia anësore e mbrojtësit italian Dimarco.

Ky është goli më i shpejtë në një Kampionat Europian.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga lojtari i përfaqësueses së Rusisë Dmitri Kirichenko, i cili shënoi 65 sekonda pasi kishte nisur ndeshje, më 20 qershor 2004 në ndeshjen ndaj Greqisë.