Google ka paralajmëruar punonjësit e saj se nëse nuk vaksinohen, do të humbasin përfundimisht vendin e tyre të punës.
Një urdhëresë e brendshme, e bërë publike nga mediat amerikane, tregon se gjiganti teknologjik i ka kërkuar stafit se duhet të tregojnë dokumentin që vërtetojnë se janë vaksinuar, ose në të kundërt do të shkarkohen.
Google i ka shtyrë punonjësit e saj që të rikthehen në zyrë, gjë që është shtyrë vazhdimisht, dhe pret që ata të rikthehen në zyra të vaksinuar.
Google nuk e mohoi saktësinë e raportit mbi memorandumin e zbuluar dhe shtoi se kërkesat e tyre për vaksinim janë një nga mënyrat më të rëndësishme se si ata mund ta mbajnë fuqinë e tyre punëtore të sigurt dhe të mbajnë shërbimet e tyre në funksion.
Përfaqësuesit e kompanisë thanë se janë të përkushtuar të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar punonjësit e tyre që mund të vaksinohen, ta bëjnë këtë.