Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal që ishte kthyer në makth të bizneseve në qytetin bregdetar dhe jo vetëm, pasi ushtronte aktivitet kriminal në fushën e vjedhjeve me dhunë.
Si rezultat i operacionit, janë vënë në pranga 3 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Janë ekzekutuar 2 urdhra ndalimi në ngarkim të shtetasve G. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë (organizatori i grupit) dhe A. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës.
Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve S. H. (alias E. L.), 31 vjeç; A. T., 33 vjeç; A. Rr., 27 vjeç dhe A. S., 35 vjeç, dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sende të grabitura nga vendngjarjet.