Aktualitet Grabitën 40 mijë lekë nga kisha e “Shën Sotirit” në Korçë, reagon...

Grabitën 40 mijë lekë nga kisha e “Shën Sotirit” në Korçë, reagon Mitropolia

Në mënyrë të përsëritur persona të paidentifikuar kanë vjedhur objekte të kultit të besimtarëve ortodoksë.

Kësaj radhe, pre e grabitjes ka rënë kisha e “Shën Sotirit”, pranë parkut Rinia në qytetin e Korçës. Me konkretisht në këtë kishë, është hapur kasaforta e drunjtë, ku ndodheshin rreth 40 mijë lekë të reja, të dhuruara nga besimtarët që vizitojnë kishën dhe kryejnë ritet e tyre fetare.

Ngjarja ka ngjallur edhe reagimin e Mitropolisë së Korçës, e cila nëpërmjet sekretarit të saj ka kërkuar zbardhjen sa më shpejt të kësaj vjedhjeje.

Ndërsa ka nënvizuar se edhe disa objekte të tjera kulti të besimtarëve ortodoksë janë vjedhur më parë dhe për disa prej tyre policia nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi autorët.