Një vjedhje me përmasa tepër të mëdha është regjistruar ditën e premte në Londër, siç raportojnë mediat britanike. Vila e vajzës së ish-bosit të Formula 1, Bernie Ecclestone u bë pre e një sulmi grabitësish fundjavën e fundit, disa orë pasi 35-vjeçarja Tamara ishte larguar për pushimet e Krishtlindjes.
Sipas tabloidit “The Sun” grabitësit kanë dalë prej aty me sende të vjedhura që arrijnë vlerën e 60 milionë eurove. Grupi i grabitësve ka mundur të hyjë në lagjen e vilave në Kensington dhe pse ambienti është i survejuar 24 orë në ditë.
Vila 70 milionë paund e Tamara Ecclestone është e vendosur në një nga lagjet më elegante të kryeqytetit britanik dhe është e përbërë nga 57 dhoma.
Vjedhja zgjati vetëm 50 minuta. Grabitësit, të cilët sipas “The Sun” ishin 3, hynë në vilë nga kopshti dhe plaçkitën të gjitha kasafortat që ishin në dhomën e gjumit të Ecclestone. Më pas ata u larguan me shpejtësi për të mos u vënë re nga një prej rojet e sigurisë që ndodhej brenda ndërtesës.