Futbollistë të shumtë kanë rënë pre e grabitjeve, kryesisht kur ata nuk kanë qenë në banesë. Casemiro i Real Madrid e pësoi gjatë kohës kur po luante në derbin e Madridit. Më parë edhe Thomas Teye Partey kishte pasur të njëjtin fat, ashtu sikurse Zinedin Zidane, Lucas Vasquez dhe Alvaro Morata në të shkuarën.
Policia po hetonte prej kohësh bandën që merrej me vjedhjen e banesa të futbollistëve në Madrid dhe në mediat spanjolle thuhet se bëhet fjalë për një grup kriminal të përbërë në shumë prej shqiptarëve. Raportohet se janë bërë deri më tani katër arrestime.
Zbulohet se njëri prej tyre është një shqiptar me inicialet M. Z, i cili në të shkuarën është ndaluar për sulmin me dhunë që bëri ndaj biznesmenit José Luis Moreno në vitin 2007. Forcat e rendit në Spanjë po punojnë për të ndaluar të gjithë anëtarët e bandës. Detajet e operacionit mbahen sekret.