Një argjendari në qytetin e Lushnjes është vjedhur gjatë orëve të natës nga persona të paidentifikuar.
Autorët kishin hyrë me dhunë brenda biznesit duke thyer xhamat dhe qepat, dhe kishin vjedhur bizhuteritë prej ari që gjendeshin në vitrinën e argjendarisë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po mbledhin provat.
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, mendohet të kenë qenë rreth 4 persona, për të cilët po punohet që të identifikohen.
Dëmi i shkaktuar në biznes është disa miliona Lekë.