Një argjendari është grabitur ditën e sotme në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit, në pedonale.
Skema
Pasi kanë shkatërruar qepenin, grabitësit kanë hequr bravën e derës dhe kane hyrë brenda të pashqetësuar.
Pronaret kane konstatuar mungesën e një sasie të bizhuve, por ende nuk ka te dhëna për dëmin që është bërë.
Policia është në kërkim të autorëve të grabitjes.