Një argjendari është grabitur këtë mesditë në Elbasan në lagjen “Aqif Pasha”. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person i maskuar dhe i armatosur është futur në argjendari dhe ka kërcënuar me armë shitësen, duke marrë sende me vlerë.
Policia ka shkuar në vend ngjarje dhe po heton për identifikimin e autorit. Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është se ka ndodhur në një argjendari që ndodhet pak metra larg Drejtorisë së Policisë.
Policia bëri të ditur se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhjen.