Një pikë e këmbimit valutor është grabitur te Ura e Institutit në kryeqytet ditën e enjte, ku persona të maskuar arritën të merrnin një shumë të konsiderueshme parash.
Grabitësit që dyshohet të kenë qenë 3 persona, kanë çarë muret e biznesit ngjitur për të depërtuar më pas brenda pikës së këmbimit valutor duke marrë paratë. Sipas Policisë së Tiranës, autorët morën rreth 300 mijë Lekë të vjetra.
Më pas ata u larguan me një makinë tip BMW, që shfaqet edhe në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë administruar nga grupi hetimor.
Grabitja ka ndodhur ditën e enjte në orët e para të mëngjesit në pikën e këmbimit valutor në pronësi të F.Gj. 59 vjeç.