Policia ka reaguar në lidhje me një lajm ë publikuar në portale për grabitje të një farmacie nën kërcënimin e armës. Policia sqaron se nuk ka pasur asnjë grabitje.
Policia thotë se më datë 25.06.2022, është marrë njoftim se në një farmaci, në xhamin e jashtëm të farmacisë ka një shenjë (ciflosje).
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë.