Një çift të moshuarish është kërcënuar dhe grabitur nën kërcënimin e sëpatës nga një 47-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së shtunës në fshatin Pishë të Fierit.
Mësohet se autori hyri me forcë në banesën e të moshuarve dhe i kërcënoi me sëpatë duke i grabitur 300 mijë Lekë të vjetra.
Pasi mori paratë, autori u largua me nxitim ndërsa të moshuarit njoftuan policinë. Grupi hetimor u vu menjëherë në lëvizje dhe mundi të identifikonte autorin e dyshuar, me iniciale P.Dh. 47 vjeç, banor në të njëjtin fshat.
Ky i fundit u arrestua brenda një kohe të shkurtër, ndërsa i sekuestroi shumën e vjedhur të parave dhe sëpatën me të cilën kërcënoi çiftin e të moshuarve.