Aktualitet Grabitet pika e dhënies së kredive në Tiranë

Grabitet pika e dhënies së kredive në Tiranë

Një institucion financiar që merret me dhënie kredish është grabitur mesditën e kësaj të shtune në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Brrylit tek filiali i Kredo.al.

Autori pasi ka kërcënuar punonjësit me armë ka marrë një shumë parash dhe ka ikur me vrap në drejtim të rrugës “Bardhyl”.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar shërbimet ku po bëhet krehja e zonës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorit.

Mësohet se policia e ka pasur shumë të vështirë që të shkonte në vendngjarje për shkak të trafikut.