Arrestohet në Tiranë Astrit Thaçi, i konsideruar edhe si ‘skifteri” i Durrësit.
Ndalimi i tij u bë mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Kombinatit.
Thaçi dyshohet se qëndron pas grabitjes së argjendarisë në Elbasan, ngjarje e ndodhur sot më 15 shkurt.
Identiteti i tij është zbuluar nga policia pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.
27-vjeçari, i liruar së fundmi nga burgu dyshohet se është edhe autor i dy grabitjeve të ndodhura në harkun e tre ditëve në qytetin e Durrësit.
Astrit Thaçi është i shpallur në kërkim nga Policia edhe për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.