Deputeti i ri i LSI-së, Flamur Çelaj gjatë fjalës së tij në Kuvend apeloi të merren seriozisht masa ligjore për sigurimin e parave të paluajtshme, duke iu referuar rastit të fundit të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve të BKT-së në Qafë Kashar.
Ndonëse vlerësoi suksesin e policisë për kapjen e grabitësve, Çela tha se është Policia e Shtetit ajo që monitoron standardet e vendosura nga banka për përzgjedhjen e kompanisë së sigurisë fizikë. Të treja këto institucione, sipas tij duhet të mbajnë përgjegjësinë që ju takon dhe të koordinohen.
FJALA E PLOTE
Më vjen mirë që po marrim masat për disa ndryshime pozitive në ligjin për pasuritë e paluajtëshme por shoh me shqetësim se nuk kemi marr seriozisht masat ligjore për sigurimin e pasurive të luajtshme!
Si sot një javë më parë ndodhesha në këtë sallë parlamentare kur mora vesh se ishte grabitur një shumë e konsiderueshme parash në lëvizje.
Ndërsa 48 orë më parë u realizua një operacion sukseshëm që çoi në pranga të dyshuarit për atë grabitje si dhe disa ngjarje të tjera kriminale.
Sigurisht që jam krenar për Policinë, pasi shumica e drejtuesve të sotëm janë shokët e mi të dikurshëm të bankave në akademi së rendit dhe kjo më justifikon emocionalisht.
Sigurisht që jam i kënaqur me rezultatin e operacionit dhe nuk mbetet gjë tjetër , veçse të falenderoj ministrin e brendshëm si njeri politik dhe gjithë trupën e kualifikuar policore që realizuan në kohë rekord lëndën speciale Gjurmim dhe Kapje Autori
Sot ju mbyllët shumë gojë dhe ngrohët shumë zemra.
Por ndërkohë, që shumë gojë mbyllen se kanë folur pa mend, në panik, apo për të mbjellur panik, unë sot gjykoj se duhet të flasë dhe të ngre çështje të rëndësishme për zgjidhje.
Për të gjithë sot kam 1 Pyetje dhe 1 Konstatim
Pyetja ime është sa e thjeshtë edhe komplekse i nderuar Ministër,
Ku jemi me:
Prandalimin e dhe Zbulimin e Tendencave të Krimit?
Nuk po flasë për statistikat që nxirren në fund të vitit, por për atë lëndën tjetër speciale të akademisë që e dinë mirë të gjithë specialistët e nivelit të lartë të policisë së shtetit.
Po flasë për detyrën funksionale të ministrisë së brendëshme që harton politikat e saj pikërisht për të parandaluar npm akteve ligjore fenomenet kriminale që në embrion.
Po flasë për detyrën time si antar i komisionit të sigurisë për të trajtuar në kohë dhe me përgjegjësi të gjitha propozimet tuaja, madje të jap edhe asistencën time profesionale duke shtuar element që ju nuk i keni parashikuar ose nënvlersuar dhe që do ti listoj më poshtë….
Konstatimi im është therrës dhe përfshin të gjithë aktorët në këtë çështje siç janë:
* Policia e Shtetit që vendos dhe monitoron standartet
* Sistemi Bankar që kërkon shërbime me kosto të ulët
* Sektori Privat i Sigurisë Fizike shërbëtori Plebe!
Ja pra, ky është rendi klasor,
Në fund të zinxhirit ushqimor janë Plebenjtë e Shërbimit Privat të Sigurisë të cilët janë fakt viktimat e çdo ngjarje kriminale, që rrezikojnë jo vetëm jetën kur përballen me agresionin kriminal por edhe me privimin e lirisë dhe ngarkimin e sigurtë me përgjegjësitë penale dhe administrative!
Sektori privat i sigurisë fizike anatemohet rëndom në opinionin publik, por askush nuk e di faktin se ky sektor është kontribuesi më i madh për sigurinë publike dhe private pas policisë shtetit .
Renditet në armatat më të mëdha në rradhët e profesioneve që kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Shqipëri.
Janë profesioni më i keqpaguar në raport me riskun që kanë mbi shpinë!
Drejtorin Teknik të kompanisë Jaguar e kam mik, e ka emrin Fatmir, por në fakt duhej ta quajmë Fatkeq sepse jo vetëm i ndodhi gjëma, por edhe iu privua Liria, edhe iu shkatërrua biznesi!
Më lejoni të theksoj se ai kishte 2 dekada që i detikohej punës me përkushtim, dhe sot atij dhe gjithë të tjerëve nuk u garantohet alfa e kapitalizmit social që është vazhdimësia e biznesit.
A nuk është dekurajues ky fakt?
Çfarë mekanizmash mund të ndërtohen për mos shkatërrimin e biznesit sa ha e mbylll sytë, pasi kështu shmangim problemet sociale që prekin edhe të punësuarit, apo marrdhënien e supozuar të kredive që individi apo subjekti mund të ketë patur me sistemin bankar,.., apo detyrimet familjare psh shkollore, trajtimi mjeksor e të tjera gjëra që zgjidhen vetëm me kosto që duhet ti mbuloj puna?
Fatkeqi po më kujton atë shprehjen E estradës së Fierit “Ke Faj Cane Që Të Vodhën Lopën”
Po Drejtuesit Bankave nuk kanë faj?
Po flasë për ata që detyrojnë uljen e standarteve me qëllim kursimi sepse duan të maksimizojnë fitimet vjetore. Ata nuk e kanë aspak të qartë çdomethënë të aplikosh kursime në çështjet e sigurisë, dhe ndihen të pashqetësuar nga askush që të marrin vendime të gabuara që cënojnë sigurinë!
Madje tregohen edhe Arrogant, tamam si Patricët e Kohërave Moderne.
A nuk duhet tu diktohet qartësisht bankave çmimet dysheme dhe standartet e pa negociushme të sigurisë?!!!
A nuk duhet aplikuar nga policia e shtetit dhe banka e Shqipërisë penalitetet e rastit për çdo rast të shpërfilljes së standarteve?
Po Ministria e Brendëshme që Ju drejtoni dhe Komisioni i Sigurisë ku unë bëj pjesë, A nuk kemi përgjegjësinë funksionale që të krijojmë facilitete për sistemin Bankar dhe Sektorin Privat të Sigurisë ?!
* Deri përpara arestimit të grabitësve kemi 21 te arrestuar nga te cilet, 18 te arrestuar nga SHPSF-te, 3 te arrestuar nga personeli I sigurise se bankave dhe 1 punonjes personel I sigurise se Aeroportit Rinas.
A thua janë të gjithë kriminela, apo janë në shumicën dërmuese FATKEQA ?
Në cilësinë e antarit të komisionit të sigurisë unë sygjeroj se stafi i kategorisë 1/3b (transporti i vlerave) duhet ti nënshtrohet çertifikimit dsik për këtë kategori shërbimi.
Kështu do sigurohemi që kemi njerëz të pastër dhe të përgjegjshëm për këtë kategori shërbimi.
* Si do veprojmë për të garantuar funksionimin normal të sistemit bankar kur kemi ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit të kompanisë të transportit të vlerave?
Bankat e nivelit të II kanë të shpërndara npr Shqipëri:
Dhjetra Filiale
Qindra Bankomate
Dhjetra mijë Klient që prisnin shërbime dhe mund të bllokoheshin për shkak të faktit se askush nuk e kishte parashikuar vazhdimësinë e biznesit në rast ngjarje si ajo e 1 jave më parë.
* Si duhet të jenë standartet e sigurisë dhe a i përgjigjen teknologjisë së 2017ës.
Bankat kanë dekada që nuk i rinfreskojnë sistemet e mbrojties pasive….!
Sygjerimi im është që Teknologjia bashkohore duhet të jetë standart i panegociushëm dhe të vihet një afat kohorë 5 vjeçar për rifreskimin e teknologjisë që nga sistemet e alarmit, kamerat, e deri në 10 vjet për furgonat e blinduar .
* Si do rregullohet me Ligj një çështje mjaft sensitive që është lënë në harresë, Siguria e Aeroportit të Rinasit?!
Aeroporti Rinasit eshte porta e vetme ajrore e hyrjes ne vendin tone
Aktualisht standarti i sigurisë atje ka shumë vakume ligjore, nuk ndahet përgjegjësia dhe për më tepër ka një orperator privat shumë të dobët që na bën të ndihemi edhe më të pasigurtë dhe që nuk merr në asnjë rast në konsideratë ligjin 8770 që normon në thelb kompanitë private të sigurisë, madje nuk ka as liçensë.
Në interes te identifikimit te dobesive me theks permiresimin e gjendjes se sigurise ne aeroportin e Rinasit, pas ngjarjes se 30 qershorit 2016, MTI kerkoi dhe kreu nje inspektim i perbashket me ekspert te sigurise se aviacionit civil te Turqise. Rekomandimet e ketij inspektimi u jane derguar zyrtarisht drejtuesve te Aeroportit dhe Policise se Shtetit.
Autoriteti i Aviacionit Civil te cilin pata nderin dhe pergjegjesinë ta drejtoj para se te vij ketu si deputet, po ashtu ka kryer inspektime dhe ka lene rekomandime konkrete per permiresimin e sigurise se aviacionit ne këtë Aeroport
Në mbledhjen e Komitetit Kombetar te Sigurisë se Aviacionit Civil theksova se askush nuk do na e fal nese atje ndodh nje ngjarje tjeter. Kemi pergjegjesi para popullit, kemi detyrime para organizatave nderkombetare te aviacionit civil ku aderojme prej vitit 1991.
Sygjerimi im të cilin e kam paraqitur edhe në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Sigurisë Aviacionit Civil është vendosja e njësive private të reagimit të shpejtë brenda ambjenteve të aerodromit për tu përballur forcërisht me agresione kriminale apo edhe terroriste.
Implementimi i këtij koncepti do të zeronte mundësinë e grabitjeve të armatosura siç ndodhi 1 vit më parë. Per me teper keto rekomandime jane ne perputhje me aktet nderkombetare si Aneksi 17 i ICAO-s apo Dok 30 i ECAC ut.
Për ta mbyllur rikonfirmoj mbështetjen e plotë për detyrën fisnike të Policisë së Shtetit dhe shprehem i gatshëm për të dhënë asistencën time personale por edhe të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të gjitha nismat që do ndërmerren me qëllim përmirsimin e legjislacionit dhe parandalimin e krimit që në embrion.