Aktualitet Grabitja e kambistit te 9-katshet, rrëfehet një nga autorët: Si ndodhi ngjarja

Grabitja e kambistit te 9-katshet, rrëfehet një nga autorët: Si ndodhi ngjarja

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë për 4 te arrestuarit për vjedhjen me dhunë të kambistit Agron Shira, paraditen e së premtes, Prokurori zbardhi edhe dëshminë e Elvis Tafës.

35-vjeçari, i cili u kap në flagrancë nga një efektiv i policisë rrugore ka rrëfyer me detaje ngjarjen.

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore Elvis Tafa ka deklaruar se e ka realizuar vjedhjen me dhunë të kambistit në bashkëpunim me Xhoni Didon.

“Te premten dola nga shtëpia ne 05:00 dhe shkova takova Xhoni Didon tek “Kthesa e Kamzës. Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motori të Xhonit kemi shkuar tek 9-kateshet.

Disa ditë më parë Xhoni me kishte treguar për vendin dhe personin që do të grabisnim. Kur mberritëm tek vendi kemi ndaluar motorin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën.

Pas 20 minutash aty po kalonte kambisti me motor. Xhoni i ra me levë dhe ai ra nga motori.

Pasi i mori lekët hipëm në motor, ku i jepja unë dhe u drejtuam nga rruga e Barrikadave. Tek kryqëzimi pashë një makine policie dhe desha të devijoj, por Xhoni më tha të ecja drejt.

Meqë nuk iu binda ai më qëlloi me levë dhe kam humbur ekuilibrin duke rënë nga motori. Ai u largua me lekët.

Për të kryer vjedhjen na kanë shtyrë Elvis Berisha dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishim borxhe”, mbyllet rrëfimi i 35-vjeçarit Elvis Tafa.