Kur kanë kaluar disa muaj nga grabitja e 9 prillit në aeroportin e Rinasit, mësohet se janë gjetur një pjesë e parave të grabitura.
Mësohet se paratë e sekuestruara të disa prej të arrestuarve korrespondojnë me numrin e serive që bankat e nivelit të dytë do të transportonin jashtë vendit mesditën e 9 prillit.
Nga supergrabitja e 9 prillit në aeroportin e Rinasit u arrestuan 7 persona: Ragip Hajdini, i cilësuar si daja nga Kosova, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci, ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes mbeti organizatori i grabitjes, Admir Murataj.
Ndërkohë, në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela, për të cilët policia ka vënë në dispozicion shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacion që çon në gjetjen e tyre.