Detaje të tjera janë zbuluar për bandën që akuzohet për të paktën tre supergrabitje bankash.
Gzetari Artan Hoxha ka thënë në “News24” se banda ishte e ndarë në dy grupe.
Ish-komandot e arrestuar dje bënin pjesë në grupin që kryente grabitjen, së bashku me Admir Muratajn dhe Admir Çerpjen.
Ndërsa, në grupin tjetër bënte pjesë biznesmeni nga Kruja, dy vëllezër nga Tropoja, që janë nipërit e Muratajt, si edhe Xhyliu nga Lushnja, ish-polic privat.
Ky grup i dytë merrej vetëm me informacionet për bandën.
Ata ndihmonin bandën edhe me automjete, logjistikë, informacione për lëvizjen e parave etj.