Me plot surpriza u mbyll edicioni i 27 i Çmimeve Grammy në Los Angeles, duke vlerësuar artistët të cilët me krijimet e tyre po lënë shenjë në botën e muzikës.
Beyonce, Lady Gaga, Taylor Swift, Billi Eilish ishin mbretëreshat e këtij edicioni.
Taylor Swift dhe këngëtarja britanike Billie Eilish fituan çmimet më të rëndësishme të Grammy Award, ku po ashtu Beyonce u bë gruaja e para artiste që ka fituar më shumë çmime Grammy.
‘Folkore’ nga Taylor Swift, regjistruar gjatë kohës së izolimit, u vlerësua si albumi më i mirë i vitit. Taylor Swift hyn në histori pasi e fiton këtë çmim për të tretën herë edhe pse vetëm në moshën 31-vjeçare.
Kënga ‘Everything I wanted’ e Eilish u vlerësua si Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit.
Katër çmime Grammy për Beyonce, e cila gjatë karrierës së saj ka fituar 28 të tilla, duke tejkaluar rekordin që mbahej nga këngëtarja Alison Krauss.
E vlerësuan në natën e madhe Grammy ishte edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila fitoi çmimin ‘Best Pop Vocal Album” për krijimin e saj “Future Nostalgia”.
“Një gjë që kam kuptuar me të vërtetë është se lumturia është kaq e rëndësishme. Unë u ndjeva vërtet e lodhur në fund të albumit tim të fundit, ku ndjeva sikur duhej të bëja vetëm muzikë të trishte për të ndjerë sikur kishte rëndësi, dhe jam kaq shumë mirënjohës dhe e nderuar, sepse lumturia është diçka që të gjithë e meritojmë dhe kjo është ajo që na duhet në jetën tonë. Dhe unë me të vërtetë dua te falenderoj të gjithë fansat”, tha këngëtarja shqiptare.
Autorët e këngës “I Can’t Breathe” nga R&B dhe H.E.R fituan Çmimin ‘Kënga e vitit’, një këngë kushtuar lëvizjes ‘Black Lives Matter’.
Reperja Megan Thee Stallion u vlerësua Artistja më e mirë e re.
Drejtuar nga Trevor Noah, ceremonia ishte e mbushur me shfaqje të regjistruara paraprakisht, por edhe me performanca ‘live’, ku kënduan Dua Lipa, Taylor Swift, Post Malone e të tjerë artistë