Tre persona mbetën të plagosur në një lokal në Gramsh. Gjithçka ka ndodhur ndërsa po ndiznin sobën me dru. Pranë saj ka qenë një bidon me benzinë i cili ka shpërthyer.
Raportohet se tre personat janë dërguar drejt spitalit të QSUT.
I pari ka mbërritur 28-vjeçari Erion Hida, i cili ka 20% djegie në trup, konkretisht në këmbë dhe duar.
Pritet të mbërrijnë autoambulancat me dy të plagosurit e tjerë, Artan Hamati 45 vjeç dhe Ajri Parllaku 48-vjeç.
“Në fshatin Gramsh, në një lokal duke ndezur sobën e drurit me benzinë ka marrë flakë ku ka shpërthyer bidoni me benzinë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç, dhe E.H., 28 vjeç, të cilët janë transportuar në QSUT për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën“, njoftoi policia.