Menjëherë pas daljes nga “Big Brother Vip”, ajo ka marrë vemendje të shtuar nga media.
E ndërkohë që të gjithë donim të dinim se si do të vijojë jashtë, historia e saj me Grantin, djalin seksi me të cilin ndau eksperiencën në “Big Brother” dhe që u frekuentuan edhe jashtë, Fifi na surprizon me një tjetër histori.
Këto kohë ajo është parë afër një djali i cili nuk është fare i panjohur për opinionin publik edhe pse s’ka fare lidhje me botën e showbizit. Ai është Adis Patushi, ish-bashkëshorti i modeles bukuroshe Adrola Dushi.
Rreth një muaj më parë, Fifi postoi një foto në krah të ish-bashkëshortit të Adrolës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “Unë të dua ty Adis Patoshi”.
Të gjithë menduan se mund të bëhej fjalë për miqësi apo ndonjë marrëdhënie pune, sepse lidhjen e dashurisë e prisnin me Granitin. Mirëpo tashmë miqtë e saj janë të bindur se Fifi ka krijuar një marrëdhënie të vërtetë me Adisin, si të dashur.
Madje ai e shoqëron këngëtaren kudo nëpër koncerte. Ndërkohë modelja e njohur, Adrola Dushi komentohet shpesh herë në mediat rozë, për marrëdhënien e veçantë që ka me ish-bashkëshortin e saj, Adis Patushi, me të cilin ka dhe një djalë, i cili quhet Troi.
Por, pavarësisht se janë të ndarë, Adrola është parë shpesh në shoqërinë e ish-partnerit, me të cilin duket se ka ruajtur raporte mjaft të mira.