Godina “Chrysler Building”, një prej më emblematikeve të Nju-Jorkut, u nxor sot në shitje nga pronarët e saj, kompania e investimeve nga emiratet “Mubadala” dhe kompania e pasurive të patundshme “Tishman Speyer”.
“Pronarët nuk kanë vendosur një vlerë fikse, njoftoi një burim pranë kësaj dosjeje”, që konfirmonte një informacion të publikuar në “Wall Street Journal”.
E konsideruar si një kryevepër e artit dekorativ, “Chrysler Building” u ble në vitin 2008 nga “Mubadala” në masën 90% për 800 milionë dollarë.
Ndërsa “Tishman Speyer”, që kishte blerë godinën për një shumë që vlerësohet mes 210 dhe 250 milionë dollarë në vitin 1997, ka mbajtur 10%.
E inauguruar në vitin 1930, “Chrysler Building” do të ishte për vetëm 11 muaj, godina më e lartë në botë, 319 metra, para se të kalohej nga “Empire State Building” (381 metra deri në tarrace, 443 bashkë me majën).