Credins bank vjen në këtë prag festash me një ekspozitë të re pranë ambienteve te drejtorisë qendrore.
Në kuadër të nismës “Credins mbështet Artin”, është hapur pranë ambienteve tona një ekspozite qeramike mjaft e veçantë dhe e bukur e artistes së re të talentuar- Anjesa Kolevica.
Punimet e mrekullueshme të qeramikës kane zbukuruar më shumë degën tonë në këtë prag festash, duke sjelle një atmosferë akoma dhe me festive.
Ekspozita titullohet: “Gravity, Forms of Spiritual”, dhe është pikërisht kjo fjalë e thjeshtë në themel të ekzistencës tonë që u bë frymëzuesja krijuese e këtyre formave ovale skulpturale.
Tokë – Zjarr – Ujë- Baltë janë pikërisht materialet bazë në krijimin e këtyre formave planetare, humane e sidomos femërore, forma të buta tërheqëse sensuale që presin të ngjizen deri në rilindje, në krijimin e një forme të re, një realiteti të ri, një dimensioni tjetër. Forma të një Spiritualiteti Gavitacional/Tërheqës.
Artistja Anjesa Kolevica, vjen nga një familje artistwsh korccarw të njohur në fushën e qeramikës. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Institutin e Arteve “Francesco Antonio Grue”, Itali, ku është diplomuar me titullin “Maestro d’Arte”, e specializuar në teknologjinë e qeramikës dhe të glazurave. E katërta në brez që trashëgon profesionin e familjes, artin e qeramikës.
Kolevicat, një mbiemër i shquar në fushën e arteve vizive, arkitekturës dhe muzikës, gjithmonë kanë dhënë kontributin e tyre në sferën artistike dhe kulturore në Shqipëri dhe më gjerë. Pjesëmarrëse në shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit, e vlerësuar me çmime të veçanta, vazhdon të ndjekë gjurmët e paraardhësve të familjes, duke ju dedikuar zhvillimit të artit të qeramikës kontemporane.
Të lumtur të mbështesim mbi të gjitha një artiste femër, që me dëshirw, pasion dhe talent po çon më tej, jo vetëm traditën familjare, po dhe artin e bukur të qeramikës.
Një kënaqësi më shumë për stafin dhe klientët e bankës Credins të shijojnë dhe vlerësojnë këto punime kaq të bukura.