Një super operacion i rojes bregdetare greke ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të madhe kanabisi.
Sipas burimeve konfidenciale, një gomone me 3 motorrë nga 350 kuaj fuqi, u nis e ngarkuar me një sasi të madhe kanabisi mbrëmjen e së premtes nga brigjet shqiptare.
Roja bregdetare kishte informacion për ngarkesën,ndaj dhe nisi ndjekjen e gomones që në veri të Korfuzit.
Mbas gati 22 orësh ndjekje, forcat speciale të marinës greke, përdorën snajper për të neutralizuar skafin.
Nxjerrja jashtë përdorimit të motorëve të skafit, ka bërë të mundur edhe arrestimin e tre trafikantëve, dy shqiptarë dhe një grek.