Një tjetër shqiptar i burgosur në burgun famëkeq të Koridhalosit në kryeqytetin grek, Athinë, është gjetur i vdekur në qelinë e tij.
Sipas burimeve nga policia greke, shqiptari i moshës 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete, gjatë paradites të së dielës, raporton TCH
Raportohet se mbi trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, por hetuesit dyshojnë se viktima ka marrë dozë të lartë droge.
Shqiptari 33-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet publik, mbahej në burg me akuza për përfshirje në trafikun e drogës.
Trupi i tij u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore dhe në vazhdim do t’u dorëzohet familjarëve për të kryer ceremoninë mortore.