Një krim me pasojë vdekjen ka ndodhur në Halkidiki të Greqisë gjatë javës së kaluar, por që është bërë publike sot nga mediat greke, sipas të cilave, dy vëllezër shqiptarë kanë vrarë një 53-vjeçar dhe plagosën djalin e tij 24 vjeç.
Vëllezërit shqiptarë 27 dhe 47 vjeç janë arrestuar tashmë nga policia greke. 24-vjeçari plagosi me thikë djalin e viktimës, 24 vjeç, dhe më pas shtyu përtokë vajzën 18-vjeçare, me të cilën dyshohet se ka patur lidhje.
Ndërsa vëllai i tij 47-vjeçar goditi me sëpatë në gjoks babain 53-vjeçar të djalit dhe vajzës, duke e lënë të vdekur.
Dy familjet mesa duket ishin në konflikt, ndërsa vëllezërit shqiptarë shkuan për t’u sqaruar. Por situata doli jashtë kontrollit dhe përfundoi në tragjedi.
Emrat e dy shqiptarëve nuk janë bërë të ditura, teksa ata janë tashmë të arrestuar.