Kryeministri Edi Rama u shpreh sot për gazetarët se është Shqipëria që e ka hapur çështjen e detit, pasi për Greqinë, tha ai, kjo çështje ishte mbyllur me marrëveshjen e bërë me Berishwn, Bashën dhe Metën.
Pas kësaj deklarate të kryeministrit ka reaguar zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i cili në një postim në rrjetet sociale e quan kryeministrin një gënjeshtar. Blushi shkruan se marrëveshja është nënshkruar në vitin 2009 kur Meta ka qenë në opozitë.
“Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.
Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.
O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.
Mashtrimi është vesi i tij!
Vesi del me shpirtin!”, shkruan zëdhënësi i Presidentit të Republikës.