Athina i bëri thirrje sot Berlinit për të dëshmuar transparencë për zgjidhjen e krizës greke, një ditë pas lëshimeve greke për zhbllokimin e negociatave me kreditorët.
Kjo thirrje vjen një ditë pas një takimi në Berlin mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe drejtoreshës së FMN-së, Christine Lagarde, ku qëndrimet për një lehtësim të borxhit grek dhe objektivat fiskalë të përcaktuara në vend duken në kontraditë me njëra-tjetrën.
Greqia dhe kreditorët e saj ranë dakord një ditë më parë gjatë një takimi të Eurogrupit në Bruksel për një marrëveshje parimore për të rinisur negociatat e tyre në lidhje me mbajtjen e vendit nën injektimin financiar.
«Kjo marrëveshje u arrit në sajë të një tërheqjeje strategjike më tepër nga ana e Greqisë sesa FMN-së», u shpreh zëdhënësi i qeverisë, Dhimitris Canakopulos.