Greqia ka zgjatur masat kufizuese për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Kufiri me vendin tonë do të jetë i mbyllur të paktën deri më 12 tetor.
Qytetarët me pasaporta biometrike nuk do të mund të udhëtojnë drejt Greqisë, por vetëm ata që kanë pasaportë greke ose leje qëndrimi.
Gjithashtu vijon të ndiqet rregulli i mëparshëm me 300 qytetarë që lejohen të kalojnë nga Kapshtica brenda 24 orëve dhe 750 nga Kakavija, të cilët duhet të kenë edhe testin e Covid-19 negativ.