Aktualitet Greqia nuk do të kërkojë më test negativ në kufij

Greqia nuk do të kërkojë më test negativ në kufij

Nga data 7 Shkurt, Greqia nuk do të kërkojë më një tampon negativ për shtetasit shqiptarë apo ato të Bashkimit Europian të cilët udhëtojnë drejt territorit të saj.

I vetmi kriter do të mbetet certifikata e vaksinimit e njohur ndryshe si Green Pass për të gjithë qytetarët që udhëtojnë në rruge tokësore, ajrore apo detare.

Direktiva e re u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë në vend në një deklarate të shkurtër për mediat.

Pavarësisht shifrave të larta të infektimeve, autoritetet mendojnë se ky vendim do të nxisë ardhjen e turistëve në vend. Këtë vit Greqia do të hapë sezonin e saj turistik më herët se çdo vit tjetër duke nisur nga data 1 Mars.