Aktualitet Greqia rrezikon të mbetet pa prodhim bujqësor pa punëtorët shqiptarë

Greqia rrezikon të mbetet pa prodhim bujqësor pa punëtorët shqiptarë

Greqia rrezikon të ketë mungesa të mëdha të prodhimit bujqësor pa kontributin e emigrantëve shqiptarë.

Mungesa e punëtorëve shqiptarë ka alarmuar vendin fqinj, i cili druhet se për shkak të mbylljes së kufijve si pasojë e pandemisë së koronavirusit, emigrantët nga vendi ynë do ta kenë të pamundur të punojnë si çdo sezon në tokat greke.

Ministri grek i Bujqësisë, Makis Voridis pranoi së fundmi se sektori i bujqësisë në vendit fqinj nuk bën dot pa fuqinë punëtore nga vendi ynë. Mbyllja e kufijve ka çuar në një mungesë të theksuar të punëtorëve në ferma.

Voridis tha se Athina zyrtare është shumë e shqetësuar për ndërprerjen e procesin e prodhimit kryesisht sepse kufijtë me Shqipërinë janë mbyllur. Ai shprehu shqetësim për mënyrën se si do të mund të shkojnë punëtorët shqiptare në vendin fqinj.

Siç shpjegoi zoti Voridis, punëtorët sezonale shqiptarë punojnë nëpër fermat tokat greke për 90 ditë, por këtë vit mbyllja e kufijve e ka bërë të pamundur emigrimin e tyre.

Ai njoftoi se Ministria greke e Bujqësisë është duke lidhur një marrëveshje me palën shqiptare në mënyrë që punëtorët sezonalë të mund të shkojnë në Greqi, në mënyrë që të mos ketë asnjë ndërprerje në procesin e prodhimit.

Voridis theksoi se nga ana tjetër, Greqia do të sigurohet që emigrantëve t’u sigurohen të gjitha masat mbrojtëse shëndetësore. Qeveria greke thotë se po konsultohet me fermerët në mënyrë që punëtorët nga Shqipëria të njoftohen paraprakisht, në mënyrë që të hyjnë në mënyrë në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.

Zyrtarët greke kanë bërë të ditur se një nga planet është që punëtorët shqiptarë të qëndrojnë në karantinë në hotele dhe më pas t’i nënshtrohen një testi për COVID-19.

“Shqiptarët do të karantinohen për një kohë, e më pas do t’i nënshtrohen një testi, pasi të rezultojnë negative do të dalin në fusha. Prodhuesit greke e pranojnë këtë zgjidhje. Ne do të shohim në cilën kohë do të pajtohemi me Komitetin e Specialistëve të sëmundjes infektive, por gjithashtu kemi nevojë për një marrëveshje me Shqipërinë për kontrollet efektive të kufijve”, thotë ministri grek i Bujqësisë.

Një tjetër plan që po diskutohet, sipas gazetës greke “Protothema” është mobilizimi i qytetarëve të papunë grekë.

Të parët që kanë ngritur alarmin për mungesën e punëtorëve nga Shqipëria kanë qenë fermerët e prodhuesit e frutave ne luginën e Maqedonisë perëndimore dhe qendrore, të cilët thonë se frutat do tu ngelen në pemë nëse kufijtë me Shqipërinë mbeten të mbyllura. Christos Giannakakis, President i Organizatës Kombëtare Ndër-Profesionale të Frutave deklaron se 95% e fuqisë punëtore në Pella dhe Imathia për vjeljen e frutave, vjen nga Shqipëria, por javët e fundit kufijtë janë mbyllur për shkak të pandemisë. Afatet kohore për kultivuesit e kësaj zone nuk janë shumë të mëdha pasi shartimi i pemëve fillon menjëherë pas Pashkëve dhe në fillim të majit dhe ky proces pasohet nga vjelja.

Gjithashtu shqetësim i madh ekziston edhe në industrinë e kompostove, e cila furnizohet pikërisht nga këto fruta, pasi nëse prodhimi është shumë i ulët do të ketë një ndikim serioz në shitjen e tyre.

Sipas Giannakakis, organizata është në diskutime me Ministritë e Zhvillimit Rural dhe Shëndetësisë në mënyrë që të gjejnë zgjidhje, ndërsa edhe pala shqiptare nuk ka asnjë kundërshtim për transferimin e punëtorëve shqiptarë nëse merren të gjitha masat e nevojshme.

Presidenti i Organizatës së Fermerëve Kristos Janaqis thotë nga ana tjetër se problemi është shumë më i madh, sidomos në zonat e veriut të Greqisë aq sa po mendohet një zgjidhje për gjetjen e krahut të punës në kampet e refugjatëve nga Lindja.

Janaqis ka theksuar se do shkojnë në kampet që ndodhen në Greqinë e Veriut për tu bërë thirrje emigrantëve të shkojnë të punojnë në bujqësi. Por edhe kjo fermerëve grekë nuk iu duket zgjidhje. Ata kanë këmbëngulur sipas mediave greke se punëtorët sezonale shqiptarë janë të specializuar në sektorin e bujqësisë, ndërsa emigrantët nga Lindja jo.

Sipas presidentit të Organizatës së Fermerëve të Frutave shteti grek duhet të gjejë një formulë që të lehtësojë qëndrimin e punëtorëve sezonalë shqiptarë në Greqi pasi nëse mbyllja e kufijve vazhdon deri në muajin maj atëherë sektori I bujqësisë rrezikon kolapsin.

Greqia ka nevojë për më shume se 50.000 punonjës sezonale në vit në sektorin bujqësisë dhe nuk është surprizë që shumica dërrmuese e punëtorëve vijnë nga Shqipëria.

Në fillim te muajit prill edhe Gjermania deklaroi se do të lejojë që punëtorët e huaj të hyjnë për të ndihmuar në korrjen e frutave dhe perimeve në ferma: 40,000 punëtorë sezonalë në prill dhe 40,000 të tjerë në maj.

Komisioni Evropian gjithashtu u kërkoi anëtarëve të BE-së që të lejojnë hyrjen e qindra mijëra punëtorëve sezonalë, pavarësisht masave për të parandaluar përhapjen e virus