Greqia ka shtyrë masat anti-COVID për udhëtarët shqiptarë deri më 7 shkurt 2022.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se të gjithë udhëtarët, edhe nëse janë vaksinuar apo kanë kaluar COVID duhet të paraqesin:
-test PCR të kryer brenda 72 orëve para udhëtimit
-test të shpejtë kryer brenda 24 orëve para udhëtimit
Në njoftim vihej në dispozicion dhe formulari i cili duhet plotësuar nga çdo udhëtar që hyn në Greqi.
Kufizimet vlejnë për çdo person mbi 5 vjeç.
Masat ishin shtyrë më parë deri në 24 janar. Sot, një ditë më pas u njoftua shtyrja e dytë.