Pika kufitare në Kapshticë do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri në 5 Prill për shkak të masave kundër Covid.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ku sqaron se kjo masë është marrë e autoritetet greke.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi nuk do të lejohet.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. Kapshtica vijon të qëndrojë e mbyllur prej disa muajsh.