Greta Thunberg ka përfituar nga inaugurimi i Joe Biden si President i SHBA-së për t’i dhënë një lamtumirë ironike Donald Trumpit, me të cilin nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të mira.
“Duket një plak shumë i lumtur, të cilin e pret një e ardhme e mrekullueshme. Shumë bukur”, shkroi në Twitter aktivistja e klimës, duke postuar dhe një foto të Trump duke u ngjitur në helikopterin që e largoi nga Shtëpia e Bardhë.
Seems like a very happy old man looking forward to a bright and wonderful future. So nice to see!
Posted by Greta Thunberg on Wednesday, 20 January 2021
Thunberg përdori kështu të njëjtën frazë që kishte përdorur Trump për ta ironizuar në vitin 2019. Pas fjalimit të saj në OKB në shtator 2019, Trump kishte shkruar në rrjetin social: “Duket një e re shumë e lumtur, të cilën e pret një e ardhme e mrekullueshme. Shumë bukur”.