Pas njoftimit të parë për anulim të të gjitha fluturimeve në drejtim të aeroporteve italiane, për shkak të grevës së punonjësve në shtetin fqinj, Aeroporti i Rinasit ka njoftuar se prej orës 15:00 do të rinisin fluturimet.
Megjithatë, në njoftim u bëhet thirrje pasagjerëve që do të udhëtojnë drejt Italisë që më parë të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre.
“TIA njofton se fluturimet nga aeroportet italiane dhe drejt tyre do të vazhdojnë normalisht duke filluar nga ora 15:00 e ditës së sotme.
Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të Italisë të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport”.