Politika Grida Duma lëshon akuza të forta ndaj Bashës

Grida Duma lëshon akuza të forta ndaj Bashës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka lëshuar akuza të forta ndaj Bashës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Duma thotë se kandidati është zgjedhur pa marrë mendimin e saj si drejtuese politike e këtij qarku si dhe Basha ka refuzuar që të denoncoi në fushatë aferën e Portit të Durrësit.

“Kandidati i Librës që e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me radhë të vije në Durrës dhe të denoncoje aferën e Portit të Durrësit – e refuzove në mënyrë kategorike”, shkruan deputetja e PD-së.

Duma gjithashtu po akuzuar kreun e PD se përmes zyrës së shtypit të partisë po shpërndan informacione të pavërteta kundër saj.

“Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe qē zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se me dhimbsen demokratet, që kudo ku shkoja me thoshin “aman ç’ju lidh me atë””, shprehet Duma.

Deputetja, që deri dje ishte një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Bashës ka ironizuar deklaratën e tij se nuk ka humbur asnjë betejë.

“Lulzim pas hirit të betejave të pa humbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerëzve”, përfundon Duma.

Reagimi i Dumës erdhi pasi kandidati i PD për kryetar bashkie në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi, e akuzoi atë se shkoi në fushatë për të bërë foto.