Të dhënat e fundit nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Britaninë e Madhe bëjnë me dije se në javën e fundit, sëmundje si gripi dhe pneumonia kanë shkaktuar 10 herë më shumë vdekje sesa koronavirusi.
Nga vdekjet e regjistruara në Britani nga 28 gushti, vetëm 101 persona raportohet të kenë humbur jetën nga koronavirusi.
Zyra e Statistikave vë në dukje se 12.6% e vdekjeve në total janë shkaktuar nga gripi dhe pneumonia, përkundër 1.1% nga Covid-19. Të dhënat tregojnë se dhe numri i vdekjeve nga koronavirusi është ulur.
Pas publikimit të këtyre të dhënave profesori Karol Sikora u shpreh se qeveria duhet të vihet në dijeni, se sëmundjet e tjera janë duke shkaktuar më shumë viktima.