Gripi shkakton viktimën e tretë në vend.
Mësohet se viktima është nga Gramshi dhe humbi jetën në Sanatoriumin e Tiranës.
Autoritetet shëndetësore ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare, por dyshohet se shkaku i vdekjes janë komplikacionet që erdhën pas gripi.
Në Sanatorium ndodhen shumë persona të tjerë në gjendje të rëndë për shkak të gripit sezonal, e mjekët po bëjnë të pamundurën për të shëruar rastet e rënda.