Ylli i basketbollit amerikan Kobe Bryant u nda nga jeta bashkë me vajzën 13 vjeçe si pasojë e një aksidenti ajror dhe pas lanë dhimbje të madhe, sidomos për familjen.
Vanessa bashkëshortja e tij është zemërthyer dhe po përpiqet pa sukses për të qëndruar e fortë.
“Është një moment tmerrësisht i vështirë për Vanessa-n dhe gjithë familjen. Nuk mund ta çojë një fjali deri në fund nga lotët. Por po përpiqet të ecë përpara për hir të vajzave të tjera. Tani ajo duhet të jetë e fortë”, tha një burim pranë saj.
Vanessa dhe Kobe kishin pasur ulje-ngritjet në marrëdhënien e tyre, por i kishin kaluar të gjitha dhe ishin dy shpirtra binjakë: të njohur që në shkollën e mesme, 20 vite martesë dhe katër vajza.