Arjen Robben, për mikrofonin e “BILD” ka rrëfyer se edhe e shoqja e tij Bernadien ka qenë e prekur nga epidemia Covid-19.
“Për fat të mirë, tani rezultoi negative pas tamponit të dytë, por nuk ishte aspak e lehtë. Ndjente një presion të fort në gjoks dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Nuk ishte një ndjesi e mirë, sepse nuk mund të rikuperosh brenda një apo dy ditësh. Duhet kohë.
Për fat, gjërat u zhvilluan shumë mirë dhe nuk pati ndërlikime në shëndetin e saj. Jam i lumtur që e kaloi por kjo tregon se duhet shumë kujdes dhe nuk duhet nënvlerësuar asgjë”.