Olena Zelenska tregoi se prej më shumë se një muaji nuk e ka takuar bashkëshortin e saj, presidentin ukrainas Voladimir Zelenski.
Në një intervistë për CNN, zonja e parë u shpreh se ka komunikuar me të vetëm me telefon dhe se presidenti jeton në zyrën e tij bashkë me ekipin.
Sipas saj lufta ka nxjerrë në pah Zelenskin në sytë e saj.
“E kam ditur gjithmonë se ai ishte dhe do të ishte një mbështetje e besueshme për mua. Më pas ai u bë një baba i mrekullueshëm dhe mbështetje për familjen tonë. Ai nuk ka ndryshuar. Thjesht më shumë njerëz e panë me sytë e mi,” – u shpreh Zelenska.
Ndërkohë, sa i takon fëmijëve, ajo rrëfeu se po jetojnë me të dhe nuk ju ka folur konkretisht për luftën. Zonja e parë e Ukrainës tregoi se fëmijët ndonjëherë e kuptojnë më mirë se të rriturit, thjesht duke bashkëjetuar me situatën dhe duke i jetuar frikërat me guxim.
“Në fillim nuk kishte kohë për emocione. Ishte e nevojshme të kujdeseshim për fëmijët, gjendjet e tyre emocionale. Kështu që unë u përpoqa të jem e buzëqeshur, energjike”, tha nëna e dy fëmijëve dhe gruaja e presidentit Volodymyr Zelenskyy për Vogue.
Kur fëmijët e saj, 17-vjeçarja Oleksandra dhe 9-vjeçari Kyrylo, kërkojnë të takojnë babanë e tyre, ajo ka një përgjigje të thjeshtë për ta: “Së shpejti! Në ato ditët e para shpresoja se mund të ishim në gjendje të qëndronim me të. Por zyra e presidentit ishte bërë një objekt ushtarak dhe fëmijët e mi dhe unë ishim të ndaluar të qëndronim atje. Ne u urdhëruam të lëviznim në një vend të sigurt – nëse, në Ukrainë, është e mundur të gjejmë një vend të sigurt tani… Që atëherë, ne kemi komunikuar me Volodimirin vetëm me telefon,”-tregoi 44-vjeçarja.
Nisja e luftës
Në agim kur u zgjova nga shpërthimi, Volodymyr më ka thënë vetëm kaq: Filloi!
Nuk do të thosha se kisha panik. Ndoshta konfuzion. Pyeta “Çfarë duhet të bëjmë me fëmijët?”‘, ndërsa burri im më tha vetëm “Prisni! Unë do t’ju njoftoj. Për çdo rast, mblidhni gjërat thelbësore dhe dokumentet. Dhe ai u largua nga shtëpia.”, tha ajo.